Fjalë Kyçe

Qytetari në veri sulmohet nga dy të dyshuar

Qytetari në veri sulmohet nga dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka iniciuar rast “sulmi” në veri të Mitrovicës, pasi një person është sulmua nga dy të dyshuar dhe është fyer në gjuhën shqipe dhe serbe.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të hënën (30 shtator) ku të dyshuarit me skuterë e kanë gjuajtur me shportë plastike viktimën.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona NN të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën”, thuhet në njoftim.

Viktima s’ka pësuar lëndime trupore, e të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore