Debbie Wilcox është kryetarja re e Newport të South Wales, që e ka ndaluar përfundimisht, festivalin e përvitshëm të ngrënies së qenit.
Aktiviteti që është i ngjashëm me atë që zhvillohet në Guangxi të Kinës, është kundërshtuar ashpër nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, derisa janë mbledhur në një peticion mbi 40 mijë nënshkrime kundër organizimit të këtij viti, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka asnjë organizim zyrtar dhe çdo aktivitet që mendohet se i përket prerjes apo shfrytëzimit të mishit të qenit, do të dënohet ashpër” ka thënë Wilcox.
Ky aktivitet ka nisur para 23 vitesh në Newport dhe është zhvilluar rregullisht, derisa ka pasur ankesa të shumta nga aktivitet dhe mbrojtësit e të drejtave të kafshëve.
Megjithëse ky qytet britanik e ndaloi, festivali barbar do të fillojë të zhvillohet në Guangxi të Kinës, ku për dhjetë ditë, do të mbyten për mish mijë qen.