Tani e tutje femrat në qytetin e Barcelonës, kanë të drejtë që të dalin “topless” nëpër pishinat e qytetit. Këtë e kanë konfirmuar autoritetet pas ankesave se vendet për not po diskriminonn ata që donin të ekspozoheshin më shumë se të tjerët.
Grupi Mugrons Lliures ka bërë këto ankesa.
Këshilli i qytetit vendosi që tani e tutje gratë të kenë të drejtë që të dalin pa sutjena nëpër pishinat e qytetit bregdetar.
Një zëdhënës për qytetin e Barcelonës tregoi se nuk ka pasur asnjëherë një ligj për pishinat e qytetit, që tregonte se si duhej persoant të visheshin por autoritetet vendosnin vetë.
Qyteti i Barcelonës është një destincaion shumë i njohur turistik. Në ëktë qytet përveç pishinave të shumta gjendet edhe një plazhë i gjatë pesë kilometra.