Udhërrëfyesi i mirënjohur turistik japonez “Chikyu no arukikata”, ka vendosur në faqen e parë të tij qytetin e Beratit si një ndër qytetet më të dashur për turistët.
Ky udhërrëfyes i drejtohet turistëve japonezë që do të zgjedhin Evropën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020.
Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka publikuar faqet e udhërrëfyesit duke theksuar se, “Qytetarët japonezë që do të zgjedhin Evropën Qendrore si destinacion turistik për periudhën 2019-2020″.
Turistëve japonezë, do t’u vijë në ndihmë udhërrëfyesi i mirënjohur turistik, “Chikyu no arukikata”, i cili faqen e parë të udhërrëfyesit e ka kurorëzuar me një ndër qytetet më të dashur për turistët, Beratin.