Fjalë Kyçe

Rama bisedon me këshilltarin e Trumpit, temë kyçe çështja Kosovë-Serbi

Rama bisedon me këshilltarin e Trumpit, temë kyçe çështja Kosovë-Serbi

Rama bisedon me këshilltarin e Trumpit, temë kyçe çështja Kosovë-Serbi
Gjatë seancës së sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, debati midis kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës nxori në pah edhe faktin se kryeministri ishte duke pritur një telefonatë zyrtare nga Amerika.

Në interpretimin e Berishës, në këtë telefonatë Ramës do t’i komunikohej fundi i qeverisë së tij për shkak edhe të skandalit të “ABI Bank” për të cilën ai tha se drejtohet nga Linda Rama, bashkëshortja e shefit të qeverisë.

Por, Rama u përgjigj me pyetje, duke i kërkuar Berishës të përgjigjet nëse e kalon dot oqeanin për të shkuar në SHBA.

Në vazhdën e këtij debati në lidhje me raportin që kryeministri dhe paraardhësi i tij kanë me Amerikën, Rama ka postuar në Twitter pak pas largimit nga salla e Kuvendit, detaje nga telefonata që ai ka pasur me këshilltarin e Donald Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Sipas tij fokusi i bisedës është vendosur tek çështja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi që ka trazuar ujërat në Ballkan.

“Bisedë me Shtëpinë së Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyll konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J. Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konsekuente të Shqipërisë”, shkruan Rama.
https://twitter.com/ediramaal/status/1090967472075927552

Dje u raportua se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Boltonin, por që nuk janë dhënë detaje se për çfarë është biseduar.