Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është drejtuar studentëve përmes një video në Facebook dhe i ka ftuar ata për dialog, nesër nga ora 11:00.
“Do të kemi mundësi të diskutojmë gjerë e gjatë, këtu, live, në mejdanin social. Përderisa protesta nuk është politike dhe prandaj po i mbijeton edhe hienave që kanë mbetur pa tepsi. Thelbi këtu është, dhe po u drejohem studentëve o bashkë sot edhe për nesër, o të ndarë për sot dhe për nesër. Ju pres nesër këtu, live, në orën 11:00 deri në darkë po të doni, që të gjithë, pa dallim feje, krahine e ideje dhe notash natyrisht”, është shprehur Rama.
Rama ka theksuar se është shumë i bindur që ky është një moment i artë për të ndërtuar një bashkëqeverisje sa bashku me studentët. Po ashtu sipas kryeministrit Rama, problemet e arsimit të lartë nuk janë as të reja e as të panjohura e pa diskutim nuk janë as të rënda si pesë vjet më parë.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se financimi i infrastrukturës nuk do të shëronte sëmundjen që e ka kapluar universitetin në Shqipëri.
“Edhe nevoja për më shumë financim, infrastrukturë, kushte mësimore e sociale është e ditur. Por duhet ta them qartë fare, sot kur po flitet për tarifa, as ulja e tarifave, as investimi në konvikte, as biblioteka e re shkencore apo të tjera si këto, gjëra që po bëhen e që mund të bëhen me patjetër, nuk adresojnë sëmundjen por vetëm simptomat e sëmundjes. Jam shumë dakord që duhen edhe këto, pa diskutim, por nuk mjaftojnë, unë jam i pari që e di që nuk mjaftojnë. Duhet të bëjmë shumë më shumë akoma”, ka potencuar Rama.