Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka pritur në takim Dukagjin Lipën, organizatorin e Sunny Hill.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Rama thotë se në programin e tyre, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm.
“Në programin tonë për Prishtinën e përjetimeve, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm. Sot u takuam me organizatorët e festivalit Sunny Hill, me të vetmin qëllim të përbashkët që Prishtinën ta kthejmë në qytet me karakter unik në botë”, ka shkruar ai.