Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan, Mojsilloviq, tha sot se situata në Kosovë është “shumë komplekse”, porse Serbia, tash për tash, “nuk po e shqyrton mundësinë e reagimit ushtarak, por nuk e përjashton mundësinë”.
E, lidhur me këto deklarata ka reaguar zv.ministri i FSK-së, Burim Ramadani.
Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se si mund të avancojë drejt BE-së një shtet si Serbia që kërcënon me ushtri shtetin fqinj, shkruan Gazeta Alo.
Zv.ministri, Ramadani madje ka thënë se kjo deklaratë e Mojsilloviq kërkon reagim të ashër ndërkombëtar nga BE-ja dhe NATO.
Postimi i tij i plotë:
Si mund të avancojë drejt BE-së një shtet si Serbia që kërcënon me ushtri shtetin fiqnj?
Millan Mojsilloviq, udhëheqësi i Ushtrisë së Serbisë, paska thënë se nuk përjashton mundësinë e angazhimit ushtarak në Kosovë.
Pasardhësi i Dikoviqit dhe Millosheviqit ka konfirmuar po ashtu se përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën, ushtria e Serbisë është e sistemuar në detyra jo të zakonshme.
Kjo meriton reagim të ashpër ndërkombëtar. Edhe nga BE-ja, edhe nga NATO!
Si mund të avancojë drejt BE-së një shtet si Serbia që kërcënon me ushtri shtetin fiqnj?
Gjaku i luftës po e ndjek Serbinë.
Por, duhet të dinë se Kosova është shtet i konsoliduar dhe më kurrë në jetë Serbia nuk mund të luajë me zjarr.
Kjo nuk është lojë!
Kurrë më Serbia në Kosovë!
Në asnjë centimetër të Kosovës!/Gazeta Alo/