Fjalë Kyçe

Rame Lahaj për Operën e Kosovës: Dje u bë realitet një ëndërr e imja e kamotshme

Rame Lahaj për Operën e Kosovës: Dje u bë realitet një ëndërr e imja e kamotshme

Tenori i famshëm kosovar, Rame Lahaj, ka përshendetur formimin e Operës së Kosovës.

Ai, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shprehur se artistët e mrekullueshëm të Kosovës do të kenë ku të shfaqin talentin e tyre dhe të përmbushin ciklin kulturor të institucioneve të vendit.

Lahaj ka përgezuar të gjithë kontribuesit në projektin për Operën, duke e e konsideruar atë si një institocion edukues për gjeneratat e ardhshme.

Ky është postimi i plotë i tij:

Dje u bë realitet një ëndërr e imja e kamotshme, edhe pse formale, formimi i institucionit të Operës së Kosovës! Ndonëse gjysmake në strukturë e infrastrukturë, përsëri, rendësi ka që, më në fund po mendohet seriozisht që ky sektor është i një rëndësie të veçantë, sepse, artistet tanë të mrekullueshëm duhet të kenë hapësirën e tyre për të shfaqur talentin, të cilit ia kanë kushtuar jetën. Por, edhe për përmbushjen e domosdoshme të ciklit kulturor të institucioneve të shtetit të Kosovës. Nisma të tilla janë për tu vlerësuar, andaj, urime të gjithë atyre që kontribuuan në këtë projekt. Festivali RLIOF do të jetë në përkrahje të këtij institucioni të rëndësishëm për edukimin e gjeneratave të reja dhe të mbarë shoqërisë sonë.

Shëndet e shumë suksese!

Rame