Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e ditëlindjes së 69-të, ka kujtuar me krenari, Heroin e kombit, Hamëz Jasharin, për të cilin ka thënë se “me respekt të thellë dhe krenari, kujtoj çdo deklaratë të tij, çdo këshillë dhe urdhër, duke u zotuar se rruga e tij dhe Jasharajve, është amanet për neve, për vepra të mira, në rrugën e zbatimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Kam pasur fatin të njoh dhe t’i kem miq, shumë nga ideatorët e çlirimit të vendit tonë dhe historisë tonë të re. Ndër ta, pas Komandantit legjendar Adem Jasharit, ishte Hamza shtyllë e fuqishme e dinjitetit kombëtar, i cili kishte vizion të qartë se nga shkonte çlirimi dhe liria jonë. Sot, në ditëlindjen e Hamëz Jasharit, me respekt të thellë dhe krenari, kujtoj çdo deklaratë të tij, çdo këshillë dhe urdhër, duke u zotuar se rruga e tij dhe Jasharajve, është amanet për neve, për vepra të mira, në rrugën e zbatimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë. Lavdi e përjetshme, Hamëz Shaban Jashari!