Fjalë Kyçe

Raporti sekret kinez: Rrezikojmë konfliktin e armatosur me SHBA!

Raporti sekret kinez: Rrezikojmë konfliktin e armatosur me SHBA!

Pekini mund të përballet me një valë në rritje të armiqësive pas shpërthimit të koronavirusit, e cila rrezikon të çojë drejt një përkeqësimi të tillë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara që shkon deri në “konfrontim”, thuhet në një raport të brendshëm kinez të cituar nga Reuters.

Raporti, i paraqitur në fillim të muajit të kaluar drejtuesve të lartë te vendit, përfshirë presidentin Xi Jingping nga Ministria e Sigurisë së Shtetit, dilte në përfundimin se ndjenjat globale kundër Kinës janë në nivelin më të lartë që prej shtypjes së dhunshme të protestës në sheshin Tiananmen në 1989.

Për rrjedhojë, Pekini, theksohet aty, përballet me një valë ndjenjash anti-Kinë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vijim të pandemisë dhe duhet të përgatitet për skenarin më të keq, që është ai i një “përplasjeje të armatosur” mes dy superfuqive në një skenar të rastit më të keq për konfrontim të armatosur mes dy fuqive botërore, thonë persona që njohin përmbajtjen e raportit por që nuk kanë preferuar të identifikohen për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Raporti thuhet të jetë hartuar nga Instituti kinez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkëkohore (CICIR), një qendër studimore e lidhur me Ministrinë e Sigurisë së Shtetit, organi më i lartë i inteligjencës në vend. Përmbajtjen e dokumentit e kanë përshkruar për agjencinë e lajmeve Reuters njerëz që kanë njohuri të drejtpërdrejtë mbi të. Ministria e Sigurisë së Shtetit të Kinës nuk ka qenë e mundur të kontaktohet, e CICIR, një think tank me shumë influencë, që deri në vitin 1980 ishte brenda kësaj ministrie, nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar.