Fjalë Kyçe

Raportimet për përfshirje në afera korruptive në Venezuelë, reagon Behgjet Pacolli

Raportimet për përfshirje në afera korruptive në Venezuelë, reagon Behgjet Pacolli

Media të shumta të huaja së fundi kanë raportuar lidhur me afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës.

I përmendur në këto afera korruptive ishte ish-president i vendit, Behgjet Pacolli.

E lidhur me këtë ka reaguar vetë Pacolli i cili tha se i duket sikur film kur lexon artikuj sipas tij të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga e di kush.

Pacolli tha se nuk ka në Kosovë rafineri dhe se shpifësit do të dalin para drejtësisë.

Pacolli ka sqaruar edhe relacionin me Enrike Reis, të cilin tha se e ka takuar për herë të parë gjatë vizitës në Salvador kur ishte për njohje të Kosovës.

Postimi i plotë:

Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush”.

Është interesant se si “gazetat” kanë zbuluar që unë kam punuar si drejtor i kompanisë, diku në Amerikën Latine (u largova nga Mabetex në Lugano dhe shkova në Salvador për të punuar per rrogë. Shita ose bleva naftë për rafinerinë më të madhe në botë që “ndodhet” në malet e Marecit ne Kosovë.

Zbulim e jo mahi !!
… e dikush paska zbuluar skandalin për Aeroportin e Vlorës….!!!

Dëgjoni…, e tërë e vërteta është kjo;

Nuk ka në Kosovë rafineri, shpifësit do të dalin para drejtësisë.


Aeroporti i Vlores po ndërtohet.

Grabitësit duhet të kthejnë borxhet dhe kjo shpifje nuk më prish pushimet.

Enrike Reis nuk është si e përshkruajnë. Ai jeton në Zvicër dhe për herë të parë e kam takuar gjatë vizitës sime në Salvador kur isha për njohjen e Kosovës me mikun tim, ambasadorin Ëilliam Ëalker.
Ai është meritor në kontributin që ka dhënë për njohjen e Kosovës nga Salvadori e Hondurasi.

Unë u rreshtova kundër regjimit të Maduros kur isha ministër i Jashtëm.

Përndryshe qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm.