Fjalë Kyçe

Raportohet për një rast dhunimi në Pejë, arrestohet i dyshuari

Raportohet për një rast dhunimi në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një grua në Pejë ka raportuar se është dhunuar nga një person në mbrëmjen e së premtes. Policia e Kosovës ka bërë të ditur, në raportin 24-orësh, se është arrestuar i dyshuari, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim në QKUK. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 11.10.2024-23:00. Raportohet se një femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

E në një rast në Prishtinë, dy punëtore të një marketi kanë raportuar se janë ngacmuar vazhdimisht nga tre të dyshuar. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.

“Prishtinë 12.10.2024-19:50. Është raportuar se dy femra kosovare punëtore në një market në vazhdimësi janë ngacmuar nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovar. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.