Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ripërsëritur premtimin për pagat, duke thënë se me qeverisjen e tij, koeficienti do të bëhet 150 euro.
Përmes një shkrimi në Facebook ai u shpreh se kjo do të ndodh qysh në javën e parë të qeverisjes së tij.
“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen”, ka shkruar tutje ai.
Ky reagim i Abdixhikut erdhi pas deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se nga janari parashihet rritja e pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
Murati tha se këtë herë, rritja nuk do të bëhet ashtu siç ka ndodhur rëndom, që të rritet vlera e koeficientit e të përfitojnë të gjithë, por, tha se “kemi vendosur që ta shpërndajmë në vlerë absolute, ku pastaj nëse përkthehet në përqindje, i bie që për disa pozita që kanë paga më të ulëta, rritja i bie më e lartë, kurse për pozitat më të larta, rritja mund të jetë 5 deri në 7 përqind.