I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ky i fundit kishte dhënë një deklaratë për taksën, ku kishte thënë se taksa e ka arritur efektin pasi e ka goditur ekonominë e Serbisë.
Sipas Gjuriç kjo është edhe një dëshmi që Kosova nuk dëshiron të dialogojë.
“Taksa çnjerëzore ka pasur vetëm një qëllim – për të dëmtuar Serbinë dhe çdo ide tjetër politike. Parimet nuk qëndrojnë prapa atij vendimi të Prishtinës.”, tha Gjuriç.
“Hoxhaj i ka konfirmuar të gjitha tregimet rreth asaj se Prishtina dëshiron dialog dhe normalizim të zbrazët, sepse e gjitha ata që bëjnë dhe tregojnë është se vetëm duan të shkaktojnë sa më shumë dëme Serbisë dhe serbëve në Kosovë.”, u shprehë ai.