Aktori Alec Baldwin ka shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tij pasi qëlloi për vdekje kineasten, Halyna Hutchins me një armë mbështetëse në një shesh-xhimi të filmit në New Mexico.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, aktori tha se ishte në kontakt me bashkëshortin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje, shkruan CNN.

“Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna”, ka shkruar Baldwin.

Foto: Getty Images

“Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht”, tha ai në Twitter.

“Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi”, përfundoi aktori.

Hutchins u dërgua në spital me helikopter pas të shtënave të enjten pasdite në xhirimet e filmit “Rust” , por vdiq nga plagët e marra pasi aktori Alec Baldwin shkrepi me armë skenike, ndërsa u plagos regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç. /telegrafi