Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK, Zahir Tanin, i është referuar vetëm rezolutës 1244 për sigurinë në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo rezolutë është korniza e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë.
“Kjo Rezolutë vazhdon të ofrojë kornizën e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë.”, thuhet në deklaratë.
Komunikata e plotë:
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, merr parasysh miratimin e tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, përmes të cilave iniciohen ndryshimet substanciale të rolit dhe përgjegjësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lidhur me këtë, PSSP-ja Tanin i referohet Rezolutës 1244 të KSKB-së, përmes së cilës i jepet përgjegjësia pranisë ndërkombëtare të sigurisë, gjegjësisht Forcës së Kosovës (KFOR), për ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Kjo Rezolutë vazhdon të ofrojë kornizën e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë. PSSP-ja inkurajon të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do të mund t’i rrisnin tensionet dhe që të gjitha çështjet të trajtohen përmes dialogut politik.