Fjalë Kyçe

Reduktime ekstreme të rrymës në Mitrovicë

Reduktime ekstreme të rrymës në Mitrovicë

Qytetarë të Mitrovicës kanë dërguar në adresë të lajmi.net video nga atje, ku shihet se bizneset dhe shtëpitë, në mungesë të energjisë elektrike nga KEDS, atë po e sigurojnë përmes agregatëve.

Ata janë ankuar se reduktimet me energji janë shumë të ashpra, të cilat shkojnë deri në 8 orë pa rrymë dhe dy me rrymë.

Lidhur me këtë çëshjte për lajmi.net ka folur edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai ka thënë se gjatë gjithë ditës ekipet kanë qenë në terren, dhe se pritet nga çasti në cast të bëhet kyqja e trafos së re.

Sipas Bahtirit, trafoja e cila do të kyqet, është ajo e cila ka shpëtuar nga djegia.

“Gjatë ditës kemi qenë në terren. Janë mobilizuar të gjithë regjioni mirëpo edhe Prishtinë për të kyçur trafon e re e cila ka shpëtuar prej djegies, ajo prej 67 megavat. Po presim nga momenti në moment për t’u kyqur. Tash krejt Mitrovica është në terr deri se të instalohet ajo trafo e re”, ka thënë ai.

“Sipas planeve që i kanë bërë dhe inqizimeve është krejt në rregull dhe presim me na ardhë me rryma”, ka shtuar ai.

Bahtiri po ashtu ka bërë të ditur se trafoja e re ka prodhimtari prej 67 megavatësh e që i plotëson të gjitha kërkesat për rrymë të banorëve të Mitrovicës.

Kujtojmë, se nga zjarri që kishte rënë në Trepçë i lënduar kishte mbetur një zjarrfikës, ndërkaq që 100 minatorë kishin mbetur të bllokuar.

Fatmirësisht, të njëjtit ishin shpëtuar dhe asnjëri prej tyre nuk kishte pësuar lëndime trupore.