Një çift lesbikesh u shtrua në spital me lëndime të fytyrës dhe mbetën të mbuluar me gjak, pasi u sulmuan nga një grup njerëzish, pasi u puthën në një autobus në veri të Londrës.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Melania Geymonat, një 28 vjeçare nga Uruguai, ndau një foto në Facebook, e bërë pak pasi ajo dhe e dashura e saj Chris u sulmuan.
Siç bëhet e ditur, çifti po udhëtonte në shtëpi në Camden pas një takimi, në orët e hershme të 30 majit, kur ato u sulmuan nga një grup prej katër djemve.
“Ne u ngjitëm lart në autobus dhe morëm ulëset e përparme”, ka rrëfyer Geymonat. “Ne jemi puthur apo diçka të tillë sepse këta djem erdhën pas nesh. Nuk e mbaj mend nëse ata ishin atje ose erdhën pas nesh”.
“Huliganët” më pas kërkuan që të dy gratë të putheshin për argëtimin e tyre, i sulmuan dhe hodhën monedha në drejtim të tyre.
Më pas ajo përshkruan se si sulmi u përshkallëzua, me bandën e njerëzve që i përplasën të dyja në fytyrë derisa u mbuluan me gjak.
Policia Metropolitane ka apeluar për dëshmitarë dhe informacione rreth sulmuesve, të cilët u larguan nga autobusi.