Fjalë Kyçe

Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut është shënuar numër rekord i rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 205 persona, nga 1728 testime sa janë bërë.

Kjo është shifër rekorde të infektuarve brenda një dite. Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe tre persona, të moshës 62, 68 dhe 94-vjeçare, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Në total në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 7777 të infektuar me COVID-19, 368 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Ndërkohë janë 3449 raste aktive.