Fjalë Kyçe

Rekord i zi në Indi: mbi 4 mijë të vdekur gjatë një dite

Rekord i zi në Indi: mbi 4 mijë të vdekur gjatë një dite

Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Indi sërish ka shënuar rekord, duke bërë që për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, ai të arrijë në mbi 4,000 vdekje brenda një dite.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka bërë të ditur se janë shënuar saktësisht 4,187 raste të vdekjes dhe më shumë se 400,000 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

India ka 21 milionë raste pozitive me COVID-19 dhe po ashtu 238,000 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Gjendja epidemiologjike në këtë shtet është duke e shkatërruar sistemin e saj shëndetësor. Shtretërit, oksigjeni dhe punonjësit shëndetësorë tashmë janë në mungesë. Disa pacientë me koronavirus janë duke vdekur në dhomat e pritjes ose jashtë klinikave, ende pa u vizituar madje nga ndonjë mjek.

Në qytetin jugor të Indisë, Tamil Nadu zyrtarët kanë caktuar mbyllje totale dy-javore për shkak se numri i rasteve pozitive atje brenda të premtes që shkoi ka arritur në 26,465 sosh.

Ndërkohë, duke nisur nga e hëna e ardhshme, të gjitha dyqanet jo esenciale në Indi do të mbyllen ndërkaq restorantet do të mund të punojnë vetëm me sistemin “take away”.