Rektori i të ashtuquajturi “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë” Rade Gërbiq ka dhënë dorëheqje me arsyetim “për shkaqe familjare”.
“Duke respektuar vendimin tim, përveç meje dorëheqje në funksione japin edhe anëtarët e ekipit tim por ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë si profesorë të Universitetit tonë dhe ta arsimojmë elitën intelektuale në Serbinë tonë. Universiteti me udhëheqje të re do të vazhdojë ta zbatojë planin e arsimit në përputhje me vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë”, ka pretenduar tani ish rektori në dorëheqjen e tij”