Fjalë Kyçe

Rëndohet bilanci i tërmetit në Izmir, rritet numri i viktimave dhe i të plagosurve

Rëndohet bilanci i tërmetit në Izmir, rritet numri i viktimave dhe i të plagosurve

Ka arritur në 28 numri i personave që kanë vdekur  nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje brigjet e Izmirit të Turqisë, ndërsa të plagosur rreth 804 të tjerë.

Të paktën 831 njerëz u plagosën në Izmir dhe në provincat fqinje, pesë në Manisa, dy në Balikesir dhe 54 në Aydin, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, tha se 381 njerëz janë duke marrë trajtim, ndërsa 25 persona në kujdes intensiv dhe pesë janë duke iu nënshtruar operacioneve.

Ai gjithashtu tha që 504 pacientë u lëshuan nga spitalet, pasi kishin përfunduar trajtimin dhe se ekipet mjekësore dhe të shpëtimit po vazhdojnë punën në Izmir.

Besohet se paktën janë regjistruar 470 tërmete, sipas AFAD.

Të paktën 100 njerëz u nxorrën të gjallë nga gërmadhat, deklaroi Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar në nëntë ndërtesa në Izmir.