Fjalë Kyçe

Rëndohet gjendja, Italia regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

Rëndohet gjendja, Italia regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

Italia ka shënuar ditën e sotme rekord të rasteve pozitive me COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 15199 raste të reja, numri më i lartë i regjistruar që nga fillimi i pandemisë .

Bilanci shënon rritje duke e krahasuar me ditën e djeshme, ku të prekurit ishin 10874.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi ka shënuar rritje edhe numri i viktimave. Në 24 orët e fundit humbën jetë 127 pacientë të infektuar me COVID-19, ndërkohë që dje ishin 89. Lajmi i mirë vjen vetëm nga të shëruarit, që ishin 2369.

Rajoni më i goditur është padyshim Lombardia, me 4126 pozitive. Në atë rajon, ashtu si në Kampanja, sot me 1760 raste në rajonin ku është kryeqendër Napoli, autoritetet shëndetësore deklarojnë se situata ka dal jashtë kontrollit” dhe aty priten tashmë masa edhe më shtrënguese.

Ndërsa në provincat dikur vatër të infeksionit në mars, ato të Bergamos, Breshës dhe Kremonës, infeksionet kanë qenë nga më të ulëtat, pothuajse sikur të kishin krijuar një imunitet grupi, siç pohoi vetë kryebashkiaku i Milanos, Sala.