Fjalë Kyçe

Republika Çeke do të dërgojë qindra mitralozë në Ukrainë

Republika Çeke do të dërgojë qindra mitralozë në Ukrainë

Republika Çeke do të dërgojë pajisje shtesë ushtarake në Ukrainë për të ndihmuar vendin në betejën kundër Rusisë.

Paketa, e cila vlen 17 milionë korona (600 mijë euro), përfshin qindra mitralozë dhe pushkë sulmi dhe më shumë se 100 mijë fishekë, raporton skynews.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri çek njoftoi se shtetasit e tyre do të kenë mundësinë të bashkohen me forcat mbrojtëse të Ukrainës për të luftuar pushtimin rus pa u ndëshkuar në shtëpi.

Sipas ligjit çek, është e paligjshme bashkimi me forcat e armatosura të huaja pa përjashtim nga presidenti, i cili është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së vendit.

Ndryshe, shumë shtete u kanë ofruar ukrainasve armatim dhe pajisje të tjera ushtarake në luftën kundër agresionit rus.