Fjalë Kyçe

Rishfaqet sërish murtaja në Kinë, izolohet i gjithë fshati

Rishfaqet sërish murtaja në Kinë, izolohet i gjithë fshati

Në qoftë se fjala Covid-19 është ndoshta më e përdorura dhe e frikshmja e vitit 2020, patjetër që murtaja ka qenë ndër shekuj makthi i njerëzimit.

Pothuajse e zhdukur gjatë shekullit të XX, ajo ekziston gjithsesi, madje është raportuar gjatë dekadave të fundit edhe në Shtetet e Bashkuara në Kili ose në disa vende afrikane, por prej disa kohësh ka filluar të shfaqet gjithmonë më shpesh në disa zona të Azisë.

Pak ditë më parë autoritetet e rajonit kinez të Mongolisë, në kufi me shtetin që mban të njëjtin emër,  kanë izoluar një fshat të tërë pas vdekjes të një personi pikërisht nga sëmundja vdekjeprurëse.

Testimet e deritanishme në fshatin e quajtur Suji Xincun kanë dhënë përgjigje negative, por autoritetet vijojnë të hetojnë, nga momenti që zona ka një historik të afërt me sëmundjen.

Muajin  e kaluar në të njëjtën zonë disa lokalitete turistike ishin mbyllur pas konfirmimit të një rasti tjetër, dhe perimetri i një zone të tërë ishte rrethuar, ndërkohë që në nëntorin e kaluar u regjistruan disa raste të tjera të shkaktuara nga ngrënia e disa brejtësve, siç është rasti i lepujve të egjër,  që ishin konsumuar pa u pjekur mirë.