Cristiano Ronaldo është duke marrë masa aktive për ta mbrojtur familjen e vet nga koronavirusi.
Asi i Juventusit e ka postuar një video në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, ku shihet duke i mësuar fëmijët sesi t’i mbajnë të pastra duart, në përpjekje për ta luftuar këtë pandemi, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi i Portugalisë ua ka kujtuar vazhdimisht ndjekësve të vet në rrjetet sociale që t’i ndjekin udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta minimizuar rrezikun e infektimit me Covid-19.
Këshilla e parë që autoritetet shëndetësore janë duke e dhënë më së shpeshti është pastrimi i duarve me sapun dhe ujë, apo me alkool dhe Ronaldo është duke e bërë punën e vet për t’u siguruar se fëmijët e vet e dinë çfarë bëjnë.