Fjalë Kyçe

Ronaldo s’di të plaket, vazhdon të mbetet një makineri e golit

Ronaldo s’di të plaket, vazhdon të mbetet një makineri e golit

Cristiano Ronaldo nuk di të plaket.

Ylli portugez po vazhdon të mbetet një makineri e golit përkundër faktit se pas dy javësh do t’i mbushë 40 vjet.

“CR7” i realizoi mbrëmë dy gola të tjerë në fitoren 3:1 të Al Nassr ndaj Al Khaleej.

Kështu, 39 vjeçari konfirmoi se edhe në këtë vit do të jetë një “monstrum” para portave kundërshtare, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo që e bën më sensacional dhe unik këtë futbollist është fakti se nuk e ka ndier aspak peshën e “pleqërisë”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i kishte shënuar 463 gola para moshës 30 vjeçare.

Dhe, është e pabesueshme se pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve e ka arritur thuajse këtë shifër edhe pas moshës 30 vjeçare.

Në këtë periudhë, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventsit i ka shënuar 456 gola.

Nëse kthehemi në vitin 2021, Juventusi e kishte nderuar Ronaldon me një fanellë “GOAT” pasi ishte bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

Në atë kohë, Cristiano ishte 36 vjeç dhe e kishte arritur shifrën e 770 golave në karrierë.

Tash, “CR7” e arriti një numër të pabesueshëm të golave, respektivisht 919 sosh në karrierë.

Shumë futbollistë pensionohen ose “zhduken” para se t’i mbushin 35+ vjet…

Ndërsa, “monstrumi i futbollit” i ka shënuar 150+ gola mes moshës 36-39 vjeç në gara e liga të ndryshme si Premierliga, Serie A, Saudi Pro League, Kampionati Evropian, Kupa e Botës, Liga e Kampionëve etj…

Nga një planet tjetër!