Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i komunitetit turk në Prizren i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale për shkak të parave e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.