Një djalë 32 vjeçar, i cili pritej të behej baba, ka rrahur të dashurën e tij duke e goditur në bark, me qëllim të mbytjes së bebes, i ka shpëtuar burgut, pasi që gjyqtari e ka arsyetuar se ai ishte I “bllokuar” në lidhje.
Alexander Simpson barbarisht, ka rrahur te dashurën e tij 14 javësh shpatëzën, brenda shtëpisë së tyre në qytetin e Durham-it, në gjendje të dehur.
32 vjeçari, e ka kapur të dashurën për flokë, duke e tërhequr shkallëve deri tek kati I dytë ku edhe ia përplasë kokën për muri dhe fillon ta godas në stomak, transmeton Gazeta Alo.
Ai u shpall fajtor, për veprën tentim vrasje dhe kërcenim për jetën, por arriti te mos shkoj në burg, pasi që një gjyqtar i Kurorës Mbretërore Newcastle, tha se Simposni ndihej i bllokuar në lidhje.
Simpson është në lidhje me të dashurën që nga janari dhe në muajin maj ajo ishte shtatzënë.
Viktimia, kishte arritur që të shmangej dhe të merrte policinë në telefon dhe t’i lajmëronte për rastin.
Gjykatësi, ndonëse e dënoi me 9 muaj burg me kusht, tha se Simpson e kuptoi që kjo lidhje shkoj shumë shpejtë dhe ishte shumë e fortë, dhe se ajo ngeli shtatzënë, duke iu bllokuar ju në lidhje”.
“ Por në vend se te kishit kurajë që ta zgjidhnit këtë në mënyrë të cilivizuar, ju keni shfaq zemërimin dhe nervozen duke sharë fyer drejtë saj, ky është një veprim prej një frikacaku, duke e kërcënuar se do e vrisnit atë dhe beben e pa lindur. Duhet të ketë qenë një përvojë tmerruese për gruan, sepse ju s’keni pasur guxim thjeshtë t’i thoni që s’dëshironi të vazhdoni lidhjen tutje. \Gazeta Alo\