Pesë persona kanë pësuar lëndime pasi janë rrahur mes vete në Komoran të Drenasit sot rreth orës 07:00.Sipas Policisë, të gjithë personat e përfshirë janë lënduar nga mjetet e forta (shufra metali).
Të njëjtit, pas trajtimit mjekësor janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia.Tutje thuhet se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën – lëndim trupor.