Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Jeta e Re në Prizren, ku thotë se ka marrë mbështetje të madhe për kandidaturën e tij.
“Falënderoj qytetarët e lagjes Jeta e Re për përkrahjen që më ofruan. Nga Mitrovica deri në Prizren, kjo mbështetje po më rrit energjinë dhe vullnetin,” tha Rama.
Ai shtoi se përkushtimi i tij do të vazhdojë për ta çuar përpara vizionin e tij dhe të PDK-së për një Kosovë më të mirë.