Rrahman Rama, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur mirënjohje të veçantë për mbështetjen e treguar nga banorët e Shalës së Bajgorës gjatë një takimi të mbajtur mbrëmjen e sotme.
“I takova sonte shaljanët dhe, si gjithmonë, u ndjeva si në shtëpinë time! Shala e Bajgorës e ka treguar veten gjithherë, ndërsa sonte na dha dëshminë e fitores së Bedri Hamzës,” deklaroi Rama në postimin e tij.
Ai vlerësoi banorët e kësaj zone për angazhimin e tyre dhe përkrahjen e palëkundur ndaj PDK-së, duke theksuar optimizmin për suksesin e kandidatit Bedri Hamza në zgjedhjet e ardhshme.