Fjalë Kyçe

Rrahmani starton kundër Barcelonës në Camp Nou

Rrahmani starton kundër Barcelonës në Camp Nou

Barcelona-Napoli është kryendeshja e playoff-it në Europa Ligë

Njëra prej ndeshjeve kryesore në play-offin e Europa Ligës është ajo në mes të Barcelonës dhe Napolit.

Barcelona vjen në këtë ndeshje pasi që nuk arriti që t’i kalojë grupet në Ligën e Kampionëve.

Sonte ata do të luajnë ndeshjen e parë në Camp Nou, e ku kapiteni i Kosovës mbrojtësi Amir Rrahmani ka startuar nga minuta e parë kundër disa herë kampionit të Spanjës.

Ai njëkohësisht është kosovari i parë që përballet me Barcelonën në këtë ditë, pra pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, transmeton express.

Në anën tjetër Xavi sonte ka startuar me formacionin 4-3-3 ku në sulm nga minuta e parë do të luajnë Traore, Aubameyang dhe Ferran Torres.

Në anën tjetër për Napolin përpos Rrahmanit i cili do të jetë partner në mbrojtje me Koulibaly, në sulm Spalletti ka startuar me Osimhen, Insigne, Zielinski dhe shqiptarin tjetër që luan për Maqedoninë e Veriut, Elmas.

Formacionet zyrtare:

Barcelona – Napoli

Ndeshja fillon në ora 18:45