Fjalë Kyçe

Rrëshqiti nga ballkoni dhe i ngeci këmba në litarët ku i thante rrobat, zjarrfikësit kinezë shpëtojnë të moshuarën

Rrëshqiti nga ballkoni dhe i ngeci këmba në litarët ku i thante rrobat, zjarrfikësit kinezë shpëtojnë të moshuarën

Një 82-vjeçare në Kinë e cila kishte rrëshqitur dhe kishte përfunduar jashtë rrethojës së ballkonit e varur në litarët ku i thante rrobat është shpëtuar nga zjarrfikësit.

E moshuara qëndroi e varur me kokë poshtë e këmbët lart, në ballkonin e katit të 19-të të apartamentit të saj në Yangzhou të provincës kineze Jiangsu.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit u detyruan të zbresin një kat më poshtë për ta futur brenda 82-vjeçaren pasi që këmba e saj ishte lidhur në litarët ku i thante rrobat.

Por për fat të mirë gjithçka ka kaluar pa ndonjë problem.