Fjalë Kyçe

Rreth 4 mijë persona ndërrojnë jetë në Teheran nga ndotja e ajrit brenda një viti

Rreth 4 mijë persona ndërrojnë jetë në Teheran nga ndotja e ajrit brenda një viti

Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Iranit, Teheran ka shkaktuar vdekjen e 3.751 personave brenda një viti.

Kreu i Departamentit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Shëndetësisë të Iranit, Abbas Shahsuni theksoi se vitin e kaluar në Teheran humbën jetën 3.751 persona për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa theksoi se ky problem ndodh çdo vit dhe se ligji për ajër të pastër nuk zbatohet përcjell tch.

Shahsuni tha se makinat e vjetra dhe me naftë, motoçikletat dhe karburantet e tjera janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Teheran.​​​​​​​