Fjalë Kyçe

Rrezikim i sigurisë në punë, ndalohen punimet në një objekt në ndërtim në Hajvali

Rrezikim i sigurisë në punë, ndalohen punimet në një objekt në ndërtim në Hajvali

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Punës për vitin 2024 të kësaj prokurorie, më konkretisht pikës së paraparë për sigurinë në punë të mërkurën ka identifikuar një objekt në Hajvali, në të cilin po kryhen punime pa pajisje të nevojshme të sigurisë në vendin e punës duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet në vendin e ngjarjes ka dalë Koordinatori për rastet e veprave penale që ndërlidhen me sigurinë në vendin e punës njëheri prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, prokurori kujdestar, Inspektorati i Punës dhe policia me njësitë përkatëse.

Takimi i radhës në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit – në përpjekje për të…Ylli 17-vjeçar Endrick, po përgatit një dasmë me një modele – prindërit e këshill…Nga Liga Premier dhe Serie A e duan transferimin e sensacionit të BarcelonësRreth 2700 çiklistë i harrojnë biçikletat në stacionet e trenit – çfarë bën çdo v…Çmenduri nga dy klube të Ligës Premier: Të gatshme të paguajnë 100 milionë euro për Isak
“… Nga vendi i ngjarjes kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e pasojave të mundshme gjatë punës dhe sigurinë në punë, si dhe parandalimin e veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’, nga neni 358 të KPRK-së.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ndaj personit përgjegjës si person juridik, në drejtim të veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 të KPRK-së, ndërsa, me vendim të Inspektoratit të Punës, janë ndaluar punimet në këtë objekt deri në një vendim të radhës”, thuhet në njoftim.