Vrasjet po shihen si kërcënim kyç për sigurinë publike, sipas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.
Pos kësaj, në barometrin e tre viteve të fundit, është rritur perceptimi i kosovarëve për veprat që i shohin si shqetësuese për sigurinë, e këtu përfshihen: fajdetë, plaçkitjet, dhuna në familje dhe në shkolla si dhe ngacmimet seksuale, raporton KTV.
Barometri i Sigurisë përfshin të dhëna për vitet 2016-2018.
Krahasuar me vitin 2016, rritje ka shënuar edhe numri i qytetarëve që mendojnë se aksidentet në trafik janë problem për sigurinë e Kosovës.
QKSS-ja publikon Barometrin Kosovar të Sigurisë që nga 2012 dhe aty thuhet se u kushtohet rëndësi perceptimeve të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike dhe sigurinë personale.