Fjalë Kyçe

Rritet edhe më shumë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Rritet edhe më shumë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

06 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.

Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.

Në total numri i rasteve aktive është 872.