Fjalë Kyçe

Rritje drastike e rasteve me Covid-19 në SHBA, mbi 100 mijë të infektuar në ditë

Rritje drastike e rasteve me Covid-19 në SHBA, mbi 100 mijë të infektuar në ditë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës niveli i të infektuarve në ditë po i kalon 100 mijë, duke u kthyer në nivelin e përhapjes së koronavirusit në dimër. Gjatë muajit korrik janë rritur dhe shtrimet spitalore dhe kjo dëshmon se sa shpejt është përhapur varianti Delta.

Virusi po përhapet me shpejtësi tek personat jo të vaksinuar, sidomos në Jug, aq sa presidenti i SHBA-së Joe Biden flert për një “pandemi mes atyre që nuk janë vaksinuar”

“Të dhënat tona tregojnë se nëse nuk vaksinojmë njerëzit, mund të kemi deri në disa qindra mijëra raste në ditë, të ngjashme me situatën tonë në fillim të janarit”, tha Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në CNN.

Në Mississippi, shteti ku niveli i vaksinimit kundër covid është më i ulëti (Më pak se 35 % e popullsisë është e vaksinuar) janë drejt fundit vendet në terapinë intensive.

Situatë komplekse është dhe në Arkansas. Ekziston frika te zyrtarët shëndetësorë se nëse amerikanët nuk vaksinohen, atëherë shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve do të vazhdojnë të rriten.

Rreth 50 për qind e banorëve amerikanë janë plotësisht të vaksinuar dhe më shumë se 70 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Numri i rasteve ditore në muajin janar në Shtetet e Bashkuara kishte arritur në 250.000.