Fjalë Kyçe

Rritje e konsiderueshme e çmimeve të derivateve në Kosovë

Rritje e konsiderueshme e çmimeve të derivateve në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftetarëve, Fadil Berjani, tregon se çmimet e derivateve në Kosovë në import kanë shënuar rritje.

Ai thotë se sipas organizatës prodhuese OPEC pritet të ketë rritje më të theksuar të derivateve, pasi qe prodhimi është reduktuar.

Një litër Benzinë në Kosovë aktualisht sillet rreth 1 €- 1.07 cent, ndërkaq një litër naftë sillet prej 0.97-1.05 cent.

Sipas tij, në Shqipëri çmimi i benzinës sillet rreth 1.35 cent, ndërsa i naftës 1.34 cent.

Bejrani shtoi se qytetarët janë duke u sherbyer me çmimet më të lira në rajon.