Fjalë Kyçe

Rritje për 41% e vdekjeve nga Covid-19 në Francë

Rritje për 41% e vdekjeve nga Covid-19 në Francë

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 108 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 372 – ose një rritje prej gati 41 përqind.

Numri i vdekjeve u rrit ndjeshëm përsëri përderisa vendi është në ditën e tretë të një bllokimi që po synon kontrollimin e shpërthimit të Covid-19.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i agjencisë shëndetësore Jerome Salomon shtoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ishte rritur në 10,995, nga 9,134 sa ishte të martën – një rritje prej 20 përqind në 24 orë.

Salomon tha se 1,122 njerëz ishin në një gjendje të rëndë, që kanë nevojë për mbështetje respiratore për të qëndruar gjallë.

Vlerësohet se Franca ka rreth 5,000 shtretër të pajisur me pajisjet e nevojshme, por këto janë të përhapura në mënyrë të pabarabartë në të gjithë vendin.