Fjalë Kyçe

Rrufeja vret një djalë dhe plagos gjashtë persona në plazhin e Bronxit të New Yorkut

Rrufeja vret një djalë dhe plagos gjashtë persona në plazhin e Bronxit të New Yorkut

Një djalë 13-vjeçar u vra dhe gjashtë persona u plagosën kur rrufeja goditi plazhin Bronx në New York, në pjesën perëndimore të Long Island Sound.

Policia tha se ata morën një telefonatë për një “njeri që është pa ndjenja”, u konfirmua për gazetën hill.

“Me të mbërritur, policia gjeti shtatë persona, të moshës 41, 33, 14, 13, 13, 12 dhe pesë vjeç, të cilët u goditën nga rrufeja në plazh”, tha administrata e policisë për Hill.

Aksidenti ndodhi të enjten mbrëma, dhe personat e plagosur u transferuan menjëherë në spitale, megjithatë, djali (13) vdiq në qendrën mjekësore “Jacoby”.

“Të plagosurit e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme”, tha policia njujorkeze, duke shtuar se hetimi është ende në vazhdim.