Fjalë Kyçe

Rruga e rrezikshme afër shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë

Rruga e rrezikshme afër shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë

Rruga “Sami Frashëri” që lidhet me rrugën “Shpëtim Robaj” në Sofali të Prishtinës është bërë e rrezikshme për lëvizjen e makinave.

Ka një kohë që mungon kapaku i pusetës në këtë rrugën që është në afërsi të shkollës së mesme “Gjin Gazulli” në Prishtinë, jo shumë larg Gërmisë.

Që të parandalohet sadopak rreziku, qytetarët e kanë vendosur mbi gropë një copë betoni, shkruan lajmi.net.

Komunës së Prishtinës i është bërë thirrje që të intervenoje nëpërmjet platformës digjitale ‘ndreqe’.

Komuna ka deklaruar në vazhdimësi se po ka probleme të mëdha me vjedhjen e pusetave.