Fjalë Kyçe

Rrugë të mbushura me trupa të pajetë, fotot e tmerrshme nga rajoni i Kievit

Rrugë të mbushura me trupa të pajetë, fotot e tmerrshme nga rajoni i Kievit

Raportime të tmerrshme vijnë nga zonat përreth Kievit, që ditën e sotme u morën nën kontroll nga Ukraina.

Gazetarët në terren kanë fotografuar rrugët e mbushura me viktima dhe ndërtesa të shkatërruara.

Anatoly Fedoruk, kryebashkiaku i Bucha, tha për AFP se deri tani janë varrosur rreth 300 persona në një varr masiv, ndërkohë që në rrugë ka shumë trupa të pajetë, përfshirë edhe persona të moshës 14-vjeçare.

“Janë njerëz që janë vrarë me plumb pas koke nga ushtarët rusë”, tha Fedoruk, transmeton a2cnn.

Disa nga trupat, siç shihet nga fotot, i kanë duart e lidhura.