Ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ka filluar klasën e parë në moshën 9 vjeçare dhe jo 6 si fëmijët e tjerë. Kjo për shkak të kushteve të rënda ekonomike që ia pamundësuan të vijojë shkollën, shkruan Gazeta Metro.
Ai ishte më i vjetri nga nxënësit e klasës për faktin se familja e vonoi të regjistrohet se nuk i kishte kushtet dhe mundësitë finaciare. Kjo i ndodhi pasi që babain dhe gjyshin e tij, e kishin pushkatuar partizanët komunistë, për një ditë, në afërsi të Istogut. Dhe nga prindërit, të gjallë e kishte vetëm nënën.
Kujtojmë që Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur.