Fjalë Kyçe

Rumunët referendum kundër korrupsionit

Rumunët referendum kundër korrupsionit

Nxënëse e keqe i BE-së në luftën kundër korrupsionit, Rumania do të votojë të dielën nëse kërkon të ndalë apo jo këtë fenomen, në referendumin e organizuar nga presidenti i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis në një situatë armiqësore me qeverinë e së majtës, që e akuzon për imponim në vendimet e drejtësisë.

Referendumi do të mbahet në po të njëjtën ditë me zgjedhjet evropiane dhe ky konsultim vjen në prag të vendimit në Apel në lidhje me Liviu Dragnea, lideri i Partisë Social-demokrate (PSD) në pushtet, i dënuar me tri vite e gjysmë burg në shkallën e parë në një proces për punësime fiktive.

Referendumi ndërkohë nuk është pa rrezik edhe për Iohannis, i cili kërkon të fitojë një mandat të dytë këtë vjeshtë.

Përse ky konsultim?

Kreu i shtetit po lufton për të parandaluar ndryshime të diskutueshme rrënjësore të sistemit ligjor që po ndërmerr brenda një kohë shumë të shkurtër e majta që prej rikthimit në pushtet në fund të 2016.

Megjithëse ia ka dalë mbanë të bllokojë ose të vonojë hyrjen në fuqi të një pjese të këtyre projekteve të kritikuara ashpër nga Brukseli, Iohannis shpreh keqardhje për mungesën e mekanizmave për të ndaluar atë që ai e cilëson si një sulm ndaj shtetit të së drejtës.

Cilat pyetje?

Rumunët duhet t’u përgjigjen dy pyetjeve:

1 – Miratoni ju një ndalim të çdo amnistie apo falje për fakte të korrupsionit?

2 – Mbështesni ju një ndalim të dekreteve emergjente në fushën e shkeljeve penale?.