Fjalë Kyçe

Rusia godet depot e mbushura me grurë në Mykolaiv

Rusia godet depot e mbushura me grurë në Mykolaiv

Kryebashkiaku i Mykolaivit, Oleksandr Senkevych, ka thënë për BBC të premten se Rusia ka goditur me raketa një port privat të qytetit.

Sipas tij, ky është një nga portet më të mëdhenj në Ukrainë i cili mban depozita të grurit.

Senkevych ka thënë po ashtu se katër depo të portit janë përfshirë nga flakët dhe të gjithë drithërat brenda janë djegur.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë. Një sasi e madhe e këtyre produkteve tashmë kanë mbetur të bllokuara atje për shkak të luftës.