Fjalë Kyçe

Rusia i largon disa ushtarë nga kufiri me Ukrainën

Rusia i largon disa ushtarë nga kufiri me Ukrainën

Pas disa javësh të tensioneve, trupat e ushtrisë ruse të cilat ishin vendosur me kufirin me Ukrainën, do të largohen, me një urdhër të ministrit të Rusisë të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Shoigu ka urdhëruar që një numër i njësive të ushtrisë të kthehen në zonat bazë të tyre.

Bashkimi Evropian e kishte vlerësuar se më shumë se 100,000 ushtarë rusë ishin grumbulluar pranë kufirit si dhe në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Ministri rus i Mbrojtjes tha se njësitë e ushtrisë që ishin për stërvitje në Krime do të ktheheshin në bazën e tyre. Qëllimet e “kontrolleve të parakohshme” janë arritur, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili më parë sfidoi Presidentin rus Vladimir Putin për ta takuar në zonën e konfliktit, e mirëpriti vendimin për “de-përshkallëzimin” e tensioneve në kufi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.