Fjalë Kyçe

Rusia ka hedhur mbi 160 raketa, 100 mijë civilë kanë braktisur shtëpitë

Rusia ka hedhur mbi 160 raketa, 100 mijë civilë kanë braktisur shtëpitë

Sipas burimeve ushtarake amerikane, Rusia ka hedhur sot në territorin e Ukrainës më shumë se 160 raketa. Bëhet fjalë më së shumti për raketa me rreze të shkurtër, por edhe raketa me rreze të mesme dhe ato “cruise”, të hedhura nga anijet që dominojnë tashmë Detin e Zi.

Nga Kievi vjen një bilanc që flet për momentin për të paktën 57 të vrarë ukrainas dhe 169 të plagosur nga dyluftimet, shkruan a2cnn.

Dritat janë fikur pothuajse në çdo qytet ukrainas, përfshirë Lviv, në afërsi të kufirit me Poloninë, por që nuk i shpëtoi dot sulmeve raketore ruse. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, deri më tani rreth 100 mijë civilë kanë braktisur shtëpitë e tyre për t’u fshehur kryesisht në rajone që cilësohen më të sigurta, pikërisht në zonën e Lviv.

Ndërkohë, edhe Kremlini fillon të pranojë humbjet e para. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një avion ushtarak transporti Antonov-26 është rrëzuar në zonën e Voronezh, në kufi me Ukrainën.

Sipas zyrtarëve, ushtarët nuk kanë mbijetuar, edhe pse nuk dihet sa janë viktimat as shkaku i rrëzimit të mjetit fluturues.